Ky është fshati shqiptar që fle mbi minat serbe
Dëshmi të rralla vijnë nga fshati Letaj në Has, dhe filmime të minave serbe të cilat vazhdojnë ende të shkaktojnë tragjedi.

Përveç kësaj, banorët ankohen se shumë prej tyre kanë vdekur dhe janë me simptoma të panatyrshme dhe të panjohura më parë. Banorët e kësaj zone kërkojnë thjesht që shteti dhe institucionet kompetente të kontrollojnë zonën dhe të bëjnë matje për lëndë radioaktive.

Fshati Letaj i Hasit ka qenë pre e agresionit te ushtrisë serbe përgjatë vitit 1999, kohë në të cilën u zhvillua lufta e Kosovës.

Xhevat Koka: Filloi një bombardim i keq, i tmerrshëm serbi. Na lëshonte 50 predha në ditë. Nga ora 5 deri në 7 e kemi pasur këtu gjithë pluhur nga minat.

Gëzim Koka, drejtor i shkollës së fshatit: Fshati ynë ka qenë pre e bombardimeve serbe të vazhdueshme. Mund të kishte ditë që binin 100-200 predha. Vetëm godina kishte mbetur në këmbë, nuk kishte dyer, dritaret i kishte prishur presioni që kishte shkaktuar predha, amzat, regjistrat i kemi gjetur pjesën më të madhe në oborr.

Dhjetëra banorë të këtij fshati kanë humbur jetën, dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasoje e minave nëntokësore të vendosura brenda fshatit nga forcat ushtarake serbe. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2018, ora 20:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori