Zbulohet e ardhmja e Mandzukic, “lumë” ofertash

Mario Mandzukic njoftoi këtë të hënë që kaloi se do të largohet nga AC Milan më 30 qershor

Kroati pati shumë probleme me lëndime gjatë kohës me Rossonerët, e kësisoj nuk arriti të shënojë as edhe një gol të vetëm.

Megjithatë, përkundër gjithçkaje, ai është i kënaqur me qëndrimin e tij në klubin italian.

Todofichajes raporton se e ardhmja e sulmuesit mund të jetë në Major League Soccer, pra, në Ligën e Amerikës.

Një gjë të tillë thuhet se ia ka sugjeruar edhe miku i tij, Zlatan Ibrahimovic, i cili kaloi një pjesë të karrierës atje.

LA Galaxy, LAFC, Chicago Fire dhe madje Inter Miami janë disa nga klubet që janë të gatshëm t’i ofrojnë kroatit një kontratë, i cili mund të nënshkruajë për minimumi dy sezone dhe të sigurojë një pagë të lartë./


Shtuar 26.05.2021 09:29