Ky është drejtori që po prish provat për Tahirin me urdhër të Xhafës e Ramës (VIDEO)
Pëlqej
Kreu i Demokratëve Lulzim Basha ka denoncuar nëpërmjet rrjetit social "Facebook" se punonjësit e Ministrisë së PunëveBrendshme po prishin provat për Tahirin me urdhër të Ramës dhe Xhafës.

Ai ka përmendur Drejtorin i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e PunëveBrendshme Loran Sevi si personin përgjegjës për këtë akt.

Statusi i plotë:

Drejtorët e MPB në shërbim të Tahirit dhe prishjes së provave, me urdhër të Xhafës dhe Ramës:

“Përshëndetje z. Kryetar.
Personi ne foto dhe video ështe Loran Sevi i cili aktualisht mban detyren Drejtor i Planifikimit Strategjik në Ministrinë e PunëveBrendshme.

Ky person duket qartë në video tek shoqëron ish Ministrin “Saimir Tahiri” 3 ditë më parë kur ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në studion e “TV Klan”.

Fakti është se sot e gjithë Ministria e PunëveBrendshme është vënë në dispozicion të ish Ministrit Tahiri për fshehjen e provave që kanë të bëjnë me hetimin e ngritur nga Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ministri aktual z. Fatmir Xhafa po i jep gjithë ndihmën dhe suportin e duhur ish Ministrit Saimir Tahiri për të dalë nga kjo situatë, sepse Tahiri e shantazhon me dosjen e të vëllait Agron Xhafaj për të cilën Tahiri ka prova të manipulimit shtetëror me ndihmën e z. Fatmir Xhafa.

Bashkëlidhur “linkun” e Ministrisë së PunëveBrendshme” në të cilin konstatohet detyra dhe funksioni i Loran Sevi.
Shtuar më 21/10/2017, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori