Përplasi për vdekje me skaf fëmijën 5-vjeçar në Himarë, publikohet fotoja e efektivit të policisë

Personi që shikoni në foton e mësipërme është Arjen Tase, efektivi i policië që teksa drejtote një skaf në plazhin e Potamit dhe kryente manovra  të rrezikshme përplasi për vdekje një fëmijë 5-vjeçar në breg.

Tase aktualisht mban detyrën Komisar dhe më detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

AMP ka ngritur menjëherë një grup të posaçmë për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autori është arrestuar.

Në dëshminë e tij Tase është shprehur se skafi ka paraqitur probleme teknike, ndaj edhe ka humbur kontrollin./albeu.com