Ky është 53-vjeçari që u përplas për vdekje nga deputeti Aqif Rakipi

Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Një 53-vjeçar humbi jetën pasi u aksidentua për vdekje nga deputeti Aqif Rakipi.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.

Raportohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç, lindur dhe banues ne Kus,

Kashar, i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.

54-vjeçari ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

54-vjeçari që mësohet se ka qenë tregtar i zonës. /albeu.com/



Shtuar më 12/08/2017, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori