Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
Ky është 40 vjeçari që u ekzekutua me plumb në kokë në Fier
Personi që shihni në foto është Shkëlzen Kastrati, 40 vjeçari i cili u vra me dy plumba paraditen e sotme në fshatin Sheq të Fierit.

Viktima është qëlluar me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, teksa dyshohet se krimi mund të jetë kryer nga një vrasës profesionist.

Mësohet se pas ngjarjes autori i vrasjes është larguar nga vendi me një makinë tip “Range Rover”. Automjeti është gjendur i djegur në Mbrostar, afër vendit ku do të ndërtohet dhe spitali i ri i Fierit, ndërsa brenda tij policia ka gjetur një arme automatik, me të cilën thuhet se është qëlluar ndaj 41-vjeçarit.

Shkëlzen Kastrati është një emër i njohur për policinë, ndërsa vëllait të tij Kelmendit i kanë bërë një atentat në janar të vitit 2016.

Në këtë atentat ka mbetur i vdekur Granit Kasaj, ndërsa u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Margariti. Për këtë ngjarje, të ndodhur në 2016 është akuzuar Ermal Binjaku.

Konfliki mes dy fiseve bëhet me dije se ka qenë i hershëm. Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 01/02/2021, ora 14:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori