Ja kush është 21-vjeçari që aksidentoi për vdekje 3-vjeçaren te ‘Fresku’
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 21-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e djeshëm në zonën e Freskut ku si pasojë humbi jetën një e mitur vetëm 3 vjeç, dhe ngeli i plagosur rëndë babai i saj. 21- vjeçari Françesko Otobashi, i njohur shkurt edhe me emrin Franko, mësohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, kur ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur për vdekje vajzën e mitur.

Sipas Policisë, humbja e kontrollit duket se ka pasur një tjetër shkak, që sipas oficerëve të grupit hetimor ka qenë përdorimi i lëndëve narkotike nga drejtuesi i mjetit. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se 21-vjeçari Françesko Otobashi ka rezultuar të ketë qenë nën efektin e hashashit kur ka shkaktuar aksidentin, transmeton Panorama.

Kjo është provuar edhe nga analizat toksikologjike të kryera nga mjekët ligjorë, por është pohuar edhe nga vetë i arrestuari. Nga ana tjetër, i riu që u arrestua menjëherë pas ngjarjes, përveç akuzës së shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, akuzohet edhe për mbajtje të lëndëve narkotike.

Dje policia njoftoi se u arrestua në flagrancë shtetasi Françesko Otobashi (Franko), 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 17:30, në rrugën ‘Muhamet Veliu’, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip ‘Volksëagen Sharon’, ka aksidentuar me vdekje shtetasen e mitur E.Shallari, 3 vjeç, banuese në Qesarakë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi Landi Shallari, 44 vjeç”. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 08:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori