Përfshihet nga flakët një kamion në Levan-Vlorë (VIDEO)

Një kamion është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksi  rrugor të autostradës Levan – Vlorë.

Sipas burimeve të informacionit mësohet se drejt kamionit ka shkuar zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Burime zyrtare te policisë Fier pohuan se edhe pse mjeti kamion po digjej nuk ka problem në qarkullimin e mjeteve në këtë  segment rrugor, ajo është e hapur e qarkullimi i mjeteve vazhdon normal.

Kamioni ka qenë duke udhëtuar ne sensin drejtim të Vlorës.

Nga rënia e zjarrit në mjet nuk ka viktima, por vetëm dëme materiale./albeu.com


Shtuar 4.03.2022 08:34

Tags: ,