Kuvendi zgjedh kryetarin e ri të Kosovës më 13 shkurt
Pëlqej
Albeu.com
Radio Televizioni i Kosoves njofton se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e zgjedhjes së kryetarit të Kosovës të mbahet më 13 shkurt.Caktimi i seancës për javën e ardhshme është bërë me kërkesë të anëtarëve të PDK-së në Kryesi, pasi që lideri i partisë dhe 4 deputetë të saj gjenden për vizitë jashtë vendit.


Një arsye tjetër e PDK-së është edhe fakti që ajo ende nuk ka vendosur nëse do të ketë kandidatin e saj për kryetar.
Shtuar më 07/02/2006, ora 14:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori