U nis berber e përfundoi “fermer”, shqiptari kapet me 50 000 paund kanabis

Policia britanike ka vënë në pranga një shqiptar, berber në Rotherham. I riu shqiptar shkoi në Angli për një vend pune në profesionin e tij por si duket ka ndryshuar mëndje rrugës.

Ai u vu në pranga me një sasi kanabisi me vlerë 50,000 paund.

Gledison Muca banonte në rrugën Fitzëilliam, në shkurt, ku oficerët gjetën 140 bimë në dy dhoma gjumi dhe papafingo, tha prokurori Stephanie Hollis.

Ai i tha policisë se mbërriti në Republikën e Irlandës në mënyrë të ligjshme, gjashtë muaj më parë, më pas hyri në Mbretërinë e Bashkuar me një premtim për punë, shkruajnë mediat e huaja.

|Ai tha se ai ishte vënë nën presion për të rritur bimët”, tha Hollis, duke shtuar se Muca hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe ishte “motivuar nga avantazhi financiar”.

Gledison Muça, 28 vjeç, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Të enjten, gjykata e dënoi atë me 32 muaj bùrg dhe urdhëroi konfiskimin dhe shkatërrimin e drógës dhe paraphernalisë.


Shtuar 21.05.2020 14:44