Kuvendi voton sot per kryeministrin dhe qeverine e re te Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
PRISHTINE - Kuvendi i Kosoves voton sot per te zgjedhur kryeministrin dhe qeverine e re te Kosoves, pas doreheqjes se ish-kryeministrit Ramush Haradinaj si rrjedhoje e aktakuzes se ngritur ndaj tij nga ana e Tribunalit te Hages.PRISHTINE - Kuvendi i Kosoves voton sot per te zgjedhur kryeministrin dhe qeverine e re te Kosoves, pas doreheqjes se ish-kryeministrit Ramush Haradinaj si rrjedhoje e aktakuzes se ngritur ndaj tij nga ana e Tribunalit te Hages. Qeveria e re qe pritet te marre miratimin nga Kuvendi , pritet te jete ne perberje te njejte me ate Haradinaj, me perjashtim te dy ministrave te rinj nga radhet e Aleances per Ardhmerine e Kosoves. Keta dy ministra do te jene Ardian Gjini dhe Ibrahim Selmanaj, te cilet i zevendesojne ministrin Bajram Kosumi tashme i propozuar per kryeminister dhe ish-ministrin Ahmet Isufi i cili ka dhene doreheqje diten e shpalljes se aktakuzes ndaj Haradinajt.

V. Bajrami
Shtuar më 23/03/2005, ora 16:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori