Kuvendi voton pro ngritjes së Komisionit për raportin e Dick Martyt
Kuvendi ka miratuar me 83 vota pro “ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit “Për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur, përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtëquajturës veprimtari krïminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Ky komision ka qenë një kërkesë e kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili u shpreh se në asnjë rast mazhoranca nuk synon hetimin e Lulzim Bashës, siç ka dashur opozita që ta interpretojë.

Sipas Ballës gjëja e fundit që i shkon në mendje është që të bëjë politikë me interesin kombëtar.

“Ky komision është për t’u verifikuar çfarë është bërë, ka pasur një përpjekje për ta lidhur me përfshirjen e Bashës, nuk ka të bëjë fare, nuk do ishte aspak e vërtetë një gjë e tillë se ne synojmë qe të bëjmë që dokumentacioni që ekziston në Shqipëri të përmblidhet, do ishte humbje kohe të hetosh Lulin, e ka vënë vulën e turpit në këtë çështje, i takon demokratëve që t’i kërkojnë se ca roli ka pasur ai. Unë jam munduar që ta bëjë publike rolin e tij, por nuk ka të bëjë me këtë çështje.

E vetmja që gjë nuk më shkon në mendje është të bëjë politik me interesin kombëtar, sqarimi në një raport gjithëpërfshirësh është në dobi të imazhit të Shqipërisë dhe përmes instrumenteve që të sqarojnë Asamblenë e Këshillit të Europës, që nuk ka pasur krïme lufte dhe krïme njerëzimi në Shqipëri, shqiptarë e Kosovës kanë ardhur këtu në si emigrantë, nëse ka pasur krïm ka qenë genocidi serb në Kosovë, kjo është e vërteta ajo që ka ndodhur dhe është detyra jonë që t’i sqarojmë”, tha Balla në Kuvend.
Shtuar më 26/11/2020, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori