Kuvendi sot voton dekretin e emërimit të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili
Sot në orën 11:00 pritet të nisë seanca plenare e cila parashikon votimin e dekreteve të Presidentit për emërimin e ministrit të ri te Drejtësisë, Petrit Vasili dhe shkarkimin nga ky post të Ylli Manjanit.

Në axhendën e sotme të Kuvendit është planifikuar dhe diskutimin e dy pr/ligjeve në fushën e energjisë, ai “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)” dhe pr/ligji “Pёr nxitjen e pёrdorimit tё energjisё nga burimet e rinovueshme”.

Ratifikimi i konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”, aderimi i Shqipërisë në marrëveshjen për parandalimin e peshkimit të paligjshëm, si dhe ratifikimi i memorandumit me Bashkimin Evropian, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e Drejtësisë së BE-së, janë ndër çështjet e parashikuara në rendin e ditës se punimeve të parlamentit në seancën e sotme.

Por duke marrë parasysh ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në kampin qeverisës si dhe akuzat e ndërsjellta mes palëve, pritet të zhvillohen debate të nxehta./albeu.com/


Shtuar më 02/02/2017, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori