Kuvendi shtyn sërish me 30 ditë mandatin e komisionit
Ditën e sotme Kuvendi vendosi të shtyjë sërish me 30 ditë afatin e veprimtarisë së Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Plot një muaj pas zgjatjes së mandatit të tij, (më 9 shkurt), me kërkesë të bashkëkryetarit, Taulant Balla, Parlamenti vendosi t’i japë dhe një muaj tjetër kohë veprimtarisë së këtij komisioni, i ngritur nga Parlamenti në dhjetor 2015">2015, me qëllim jetësimin në Kodin Zgjedhor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-t, të propozuara në raportet e zgjedhjeve parlamentare 2013 dhe ato vendore 2015">2015.

Mungesa e konsensusit nuk ka bërë të mundur deri tani amendimin e Kodit Zgjedhor, ndonëse nga zgjedhjet e 18 qershorit na ndajnë pak më shumë se tre muaj.

Gjithashtu, seanca e sotme, që sërish u bojkotua nga opozita, miratoi me 71 vota pr/ligjin “Për administrimin e ujitjes dhe kullimit”./albeu.com/

Shtuar më 09/03/2017, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori