Kuvendi shtyn per te henen miratimin e buxhetit 2009
Pëlqej
Albeu.com
Është shtyrë për të hënën miratimit i projektbuxhetit të ri për vitin 2009. Pas rreth 12 orë debat, deputetët kanë shtyrë për seancën e radhës votimin. Deputetët e opozitës braktisën seancën rreth orës 5 të mëngjesin, duke kundërshtuar projektbuxhetin e qeverisë, teksa e konsideruar si demagogji. Projektbuxheti i ri, ka një shumë prej rreth 5 miliardë dollarë.

Nga ana e saj, qeveria ka planifikuar të kryejë vitin e ardhshëm 383 miliardë lekë shpenzime, ndërsa të ardhurat që parashikohen të mblidhen nga taksat mund të arrijnë në 333 miliardë lekë, pra një deficit rreth 4 për qind. Qeveria ka planifikuar një fond rezervë prej 15.7 miliardë lekësh për të përballuar goditjet e mundshme nga kriza ekonomike botërore.

Në fjalën e rastit, kryeministri Sali Berosha tha se buxheti i ri është më i madhi në historinë e Shqipërisë, teksa ka premtuar rritje të reja pagash pensionesh. Berisha theksoi se krahas investimeve në rrugët kombëtare, do të vazhdojë asfaltimi i 600 km rrugëve rurale, ku fondet deri tani kanë shkuar deri në 800 milionë dollarë. Edhe në fushën e shëndetësisë, Berisha premtoi se do të ketë rritje të investimeve me 36%.

Berisha është ndaluar edhe në një projekt të rëndësishëm për bujqësinë, ku ka theksuar se një vendimet më të rëndësishme të qeverisë në këtë drejtim, ishte mbjellja e rreth 25 milionë rrënjëve ullinj, premtim që e kishte bërë edhe më parë në mbledhjen e qeverisë.

“Njëri nga projektet më të mëdha të mia është ta bëj Shqipërinë- ullishtën më të bukur ë Mesdheut. Jam i vendosur që në një projekt të madh të vesh shpatullat e maleve nga Shkodra në Ksamil plot me ullinj që Shqipëria të kthehet në një nga prodhuesit më të rëndësishëm të ullirit në BE”-tha Berisha. (start)
Shtuar më 21/11/2008, ora 19:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori