Kuvendi shqiptar u mblodh mbreme pa opoziten
Albeu.com
Në seancën e mbrëmshme të Kuvendit, kanë munguar deputetët e opozitës, ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm vetëm ato të maxhorancës. Seanca ka vijuar normalisht dhe në mungesë debati, duke qenë se opozita nuk ishte aty për të dhënë alternativat e saj.
Në fjalën e mbajtur para kolegëve të tij, deputeti demokrat, Aldo Bumçi, e vlerësoi të turpshme protestën e Partisë Socialiste dhe grevën e urisë së deputetëve të saj. “Është e papranueshme sjellja e Ramës që keqinformon shoqërinë. Admirimi i Ramiz Alisë për grevën e Edi Ramës tregon se kjo është greva e turpit”, tha Bumçi.
Shtuar më 07/05/2010, ora 11:37
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori