Kuvendi shqiptar shtyn per ne shtator ligjin per SHISH-in
Albeu.com
Kuvendi shtyn për në shtator ligjin për SHISH-in. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda Partisë Demokratike. Ligji për SHISH-in shkaktoi debate të shumta në seancën e fundit plenare mes maxhorancës dhe opozitës.Opozita deklaroi se ligji nuk duhet të miratohet pasi nuk është konsultuat me NATO-n. Ndërkohë i këtij mendimi i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ku kreu i kësaj partie dhe njëkohësisht aleati i PD-së Ilir Meta kërkoi shtyrjen e miratimit të ligjit.
"Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, sikurse shumë të rëndësishme janë marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n. Ne jemi anëtarë të Aleancës dhe çdo rishikim i këtij ligji, qoftë dhe një presje, duhet bërë në konsultim të ngushtë me NATO-n. Në dijeninë time, deri tani ky konsultim i ngushtë nuk ka përfunduar" theksoi kryetari i LSI-së Ilir Meta në seancën plenare të së enjtes.
Shtuar më 24/07/2010, ora 10:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori