Kuvendi shqiptar miraton dy dhe rrëzon njërin nga dekretet e Moisiut
Albeu.com
Kuvendi miraton dy dhe rrëzon njërin nga dekretet e Moisiut për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Janë miratuar dy nga tre dekretet e paraqitura nga Presidenti Alfred Moisiu për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sokol Berberi dhe Vladimir Kristo janë dy emrat që Kuvedni ka miratuar ndërkohë që ka rrëzuar dekretin e tretë të presidentit, Artan Hoxhën. Anëtarëte Komisionit Parlamentar të Ligjeve kanë vlerësuar në parim integritetin moral dhe profesional të tre kandidatëve, por evidentuan se zoti Artan Hoxha nuk ka dhënë ndërkohë dorëheqjen si anëtar i Gjykatës së Lartë, ndaj dhe ka pengesa kushtetuese për miratimin e këtij dekreti.
Kryetari i komisionit, Fatos Beja, vlerësoi se "është absurde që Kuvendi të miratojë një person, i cili në këtë moment do të gëzojë dy mandate kushtetuese njëkohësisht.

Në këtë mënyrë Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e z. Sokol Berberi dhe z. Vladimir Kristo si anëtarë të gjykatës kushtetuese, ndërsa rrëzoi dekretin e tretë për emërimin e z. Artan Hoxha si anëtar të këtij institucioni.
Gjatë diskutimeve që iu bë këtyre dekrteteve në Komisionin parlamentar të Ligjeve, anëtarët e këtij komisioni vlerësuan ".

Hoxha ishte i vetmi që shkaktoi debate në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, për arsye se ai nuk ka dhënë ende dorëheqjen nga posti që ka në Gjykatën e Lartë, në kohën kur pretendon të jetë anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Ndonëse u vlerësua profesionalisht, Hoxha nuk u votua, pasi sipas anëtarëve të komisionit pozicioni i tij, në kushtet kur nuk ka dhënë ende dorëheqjen, ka pengesa kushtetuese. Bashkim Fino e Spiro Peçi propozuan që Hoxha të japë dorëheqjen e më pas të kalojë për votim në Kuvend si kandidaturë e propozuar presidenti Moisiu, jo të kthehet mbrapsht. “Nuk duhet që të hezitojmë për të miratuar kandidatura të tilla, që janë njerëz që kanë kontribuar për reformat në Drejtësi dhe nuk janë të implikuar politikisht”, - tha Peçi. Edhe për socialistin Bashkim Fino ishte e njëjta gjë, por ai sugjeroi që të miratohen tre kandidaturat e tjera dhe të propozohet që më parë, Hoxha të japë dorëheqjen e më pas të kalojë për votim në Kuvend. start
Shtuar më 17/04/2007, ora 14:53
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori