EUROPA LEAGUE/ Man United dhuron spektakël, kualifikohet dhe Interi (VIDEO)

Në ndeshjet e orës 21:00, Inter e niste i avantazhuar sfidën ndaj Ludogorets pasi zikaltërit triumfuan në Bullgari me rezultatin 0-2.

Megjithatë, të besuarit e Antonio Kontes u befasuan në fillim pasi pësuan golin e parë, por gjithsesi qetësinë e sollën golat e Biragit dhe Lukakut.

Ndërkohë që shifrat nuk ndryshuan deri në fund. Sakaq, edhe Mançester Junajtid e niste si i kualifikuar sfidën, por kjo vetëm falë golit në fushë kundërshtare pasi takimi i parë ndaj Bruzh u mbyll në barazim 1-1.

Megjithatë, në shtëpinë e tyre, “Djajve të Kuq” ua bëri më të lehtë kur miqtë mbeten me 10 lojtarë e Fernandes shënoi nga pika e bardhë. Më pas erdhën edhe tre gola të tjerë, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 4-0.

Ndërkohë, një mision të vështirë kishte Ajaksi, teksa holandezëve iu desh të përmbysin disfatën me dy gola përballë Getafes. Por, nuk ia dolën me sfidën që u mbyll me rezultatin 2-1. Sakaq, u kualifikuan Shaktar Donjesk, Kopenhagen, e Sevilja. Ndërkohë, sfida e Arsenal ka shkuar në shtesë pasi 90 minutat u mbyllën me fitoren e Olimpiakos 0-1.

Në shtesë:

Arsenal-Olimpiakos (1-1) 0-1
Shënues: 53′ Sise

Të përfunduara:

Ajaks-Getafe (2-3) 2-1
Shënues: 11′ Danilo, 63′ aut. Oliviera /5′ Mata

Benfika-Shaktar Donjesk (2-5) 3-3
Shënues: 9′ Pizi, 36′ Dias, 47′ Pizi / 12′ aut. Diaz, 49′ Stepanenko, 71′ Patrik

Sëlltik-Kopenhagen (2-4) 1-3
Shënues: 82′ Eduardo /51′ Santos, 85′ Biel, 88′ Ndoje

Inter-Ludogorets (4-1) 2-1
Shënues: 32′ Biragi 45+4′ Lukaku /27′ Olivier Souza

Mançester Junajtid-Klub Bryzh (4-1) 5-0
Shënues: 27′ pen. Fernandes, 34′ Igalo, 41′ Mektominej, 82′ Fred, 93′ Fred

Sevilja-Kluzh (1-1) 0-0

Bashaksehir– Sporting (5-4) 4-1
Shënues: 31′ Skërtel, 45′ Aleksiç, 92′ Viska, 118′ Viska / 68′ Vieto

Bazel-APOEL (4-0) 1-0
Shënues: 38′ pen. Fraj

Espanjol-Uolverhempton (2-6) 3-2
Shënues: 16′ Kaleri, 56′ Kaleri, 91′ Kaleri / 22′ Adama Traore, 79′ Doherti

Porto-Bajer Leverkusen (2-5) 1-3
Shënues: 66′ Marega /11′ Alario, 50′ Demirbaj, 58′ Havertz

Gent-Roma (1-2) 1-1
Shënues: 25′ Dejvid/ 29′ Klajvert

LASK Linz-AZ Alkmar (2-1) 2-0
Shënues: 42′ pen. Raguz, 50′ Raguz

Malmo-Volfsburg (1-3) 0-3
Shënues: 42′ Brekalo, 66′ Gerhardt, 70′ Zhoao Viktor


Shtuar 27.02.2020 22:02