Solskjaer dhe Mourinho në garë për Zaniolon

Manchester United dhe Tottenham synojnë transferimin e yllit të Romës, Nicolo Zaniolo, raporton Leggo.

Giallorosët nuk dëshirojnë ta shesin Zaniolon, mirëpo janë të hapur që ta lënë atë të lirë nëse në adresë të klubit vjen ndonjë ofertë prej 60 milionë eurove.

Zaniolo ka luajtur 24 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 6 gola për Romën para se të pësonte një lëndim të rëndë në janar. Manchester United dhe Tottenham synojnë transferimin e yllit të Romës, Nicolo Zaniolo, raporton Leggo.


Shtuar 13.05.2020 06:53