Kuvendi “popullohet” nga gratë, për herë të parë 39 deputete

Më 25 qershor shqiptarët kanë votuar për 39 deputete nga 140 ose 27.85 përqind.

Ky është niveli më i lartë i përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë që prej 1992 kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste.

Partia Socialiste ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga Partia Demokratike me 11 deputete gra.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka 5 deputete dhe PDIU do të ketë një deputete, atë të qarkut të Dibrës, Reme Lala.

Ajo që bie në sy është përfaqësimi me deputete gra për çdo qark për socialistët, duke arritur numrin më të lartë në Tiranë me 6 deputete, ndërsa PD ka marrë deputete në Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, Lezhë dhe Shkodër.

LSI ka deputete në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.

Kuvendi i Shqipërisë aktual kishte 19 deputete gra ose vetëm 13 për qind.

Pas dorëheqjes së pjesës më të madhe të kabinetit qeveritar nga posti i deputetit, numri i grave në parlament u rrit në 29 ose në rreth 21 për qind. /albeu.com/


Shtuar më 03/07/2017, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori