Kuvendi: Politika shqiptare sërish dështon në zgjedhjen e presidentit
Albeu.com
Një tjetër dështim i politikës shqiptare. Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur edhe mbrëmë që të zgjedhë presidentitn e vendit, edhe pse sipas disave mendohet se kjo përbën një shkelje të kushtetutës e pres disa të tjerëve jo. Gjithcka ka mbetur e bllokuar deri afer mengjesit te dites se sotme.

Gjatë seancës maratonë të djeshme, palet kane mbrojtur propozimet e tyre dhe kane refuzuar ato respektive, duke deshmuar perfundimisht se konsensusi ne kete vend eshte teper larg. Seanca plenare e cila pritej fillimisht të hapej në orën 18:00 e më pas u shty për në 19:00, arriti të fillojë vetëm në orën 22:30.

Kryeministri Sali Berisha ka bere thirrje edhe njehere ne drejtim te opozites per gjetjen e konsensusit per kreun e shtetit, ne menyre qe te shmangeshin zgjedhjet e parakoheshme. Ai paraqiti para deputetëve të maxhorancës dhe opozitës zgjidhje të kësaj krize, vazhdimin e konsensusit në Parlament, respektimin e Kushtetutës, pra kalimin në votim për president si dhe ndryshimin e Kushtetutës që presidentin të zgjidhet direkt nga populli.

Duke e cilesuar kete moment si teper vendimtar ne procesin e zgjedhjes se Presidentit, kryeministri Berisha ka nenvizuar se ka pritur emrat e te gjithe perfaqesuesve te opozites, ish-kryeministra, ish-kryetare Kuvendi, duke mos permendur ne asnje rast presidentin aktual Moisiu, te cilen e ka hedhur poshte. Nderkohe qe ka vleresuar kandidatin Topi, ai eshte shprehur se dhe kandidatet e tjere ishin njerez te respektuar. Duke kerkuar emra te tjere, ai ka bere me dije se ka pritur deri ne oren 3 te nates se kaluar, por opozita nuk ka sjelle asnje emer. Dhe me pas ai eshte shprehur se ka derguar emra te opozita.

Pas fjalimit të kryetarit të gruipt parlamentar të PS-së Ben Blushi, kryetari i PD-së dhe kryeministri i Shqipërisë, shpjegoi arsyet se pse nuk e takonte Edi Ramën për të zgjidhur krizën presidenciale. Sipas tij, Edi Rama ka kërkuar një takim të drejtëpërdrejtë me të, vetëm për dy minuta. “Unë i them jo dy minuta, një orë vetëm për vetëm, por të di se çfarë është. Se gjëra të tilla nuk kanë ndodhur kurrë. I them të krijojmë formatin, unë, me dy parti që do të mandatohen nga koalicioni i djathtë, ju po ashtu. Ne cdo kohe jam i gatshem per takimin dysh me Ramen, por pasi te jete pergatitur me pare, pasi te kete nxjerre nje produkt. Por une takim nuk bej sepse nuk sherben per te prishur pune. Nese ju nuk keni ndermjetesin e duhur. Mi sill kandidaturat dhe po ta kthej pergjigje me zarf te mbyllur, ne rast se nuk ke besim te asnje njeri.”, - tha kryeministri Berisha.

Nga ana tjetër , Blushi është shprehur se “opozita ka kerkuar ne menyre te prere nga Berisha qe te ulet ne takim me kryetarin socialist Rama per te zgjidhur kolapsin kushtetuese.”. “Deshtimi eshte i Kryeministrit, dhe ai nuk duhet te kete frike nga kryetari Rama. Ky eshte faji juaj personal mungesa e konsensusit, mos e ndaj me Bamir Topin. Ty 3 korriku nuk te dha asnje mundesi per te zgjedhur vete presidentin. Nuk e koncepton njeri se Berisha po e con vendin ne zgjedhje te parakohshme se ke frike kryetarin e opozites, Edi Rama, se ke fobi ndaj tij. Beje konsensusin si u be shpejt ne vitin 2002", deklaroi Blushi.

Më tej ai ka vijuar duke theksuar se “Jo cdo shqiptar mbi 40 vjec mund te jete president, ne ju sollem listen me 9 emra burrash shteti, ju na sollet nje liste me medioker. Si mund te barabitet nje ish-minister I '96 dhe nje keshilltar juaj me 9 burra shteti. Po kush te mban te hysh me process kushtetues me 80 vota, kush eshte ajo opozite qe te jep ty 4 vota? Doni ti blenin, ti korruptoni, te coni zorfa, thoni kush jane 4 burrat qe doni to koruptoni. Nuke shte ceshtja kaq teknike sa thote kryeministri. Pavaresisht nga keto jemi gati te vazhdfojme kerkesen tone per konsensus. Kush ju pengon te takoni liderin e opozites pa kushte. Kushti, qe nuk mund ta takoj Ramen, vetem kur te me sjelle nje zarf me 3 emra? Ketu hilja dominon mbi aresyen, hilja per 17 vjet mban shqiperine peng. Shqiptaret presin presidentin, jemi gati te mbyllim kete seance dhe te gjejme presidentin e ri. Ju ftoj qe hiqni kushtet, zarfat dhe te takoni edi ramen pa kushte, pa droje, pa zarf per te vemndosur poresidentin e ri pa kushte. Per te vendosur sonte qe aresyeja te dominoje hilene politike. Eshte hile".

Shefi i mazhorancës së djathtë duke ju kundërpërgjigjur zotit Blushi theksoi se "Takimi bilateral nuk sjelle dot ate qe presin shqiptaret. Une takohem ne cdo kohe dhe rrethane pa asnje lloj kompleksi. Duhet te pres kandidatura sic solla kandidatura. Kjo nuk ndodhi. Vazhdojne kerkesa per nje takim qofte edhe minimal. Une jam i gatshem te qendroj ne takim me kryetarin e PS-se por me kusht qe institucionet perkatese te kene finalizuar problemin. Sepse te gjitha takimet e mia me kryetaret e Partise Socialiste kane qene produkt i nje pergatitje. Te gjitha marreveshjet e nenshkruara jane respektuara dhe kur nuk i kemi firmosur ne te dy. Tani jemi ne nje situate tjeter te cilen Kushtetuta eshte shperfillur ne nje shkalle ekstreme. Eshte me mire nje deshtim me dinjitet sesa deshtim me turp duke dhunuar kushtetuten tende. Po bejme nje marzh te padenje per cdo qytetar dhe ndaj jam ketu para jush qe ti bej thirrje qe t'i rikthehemi kushtetutes. Nuk mund te paragjykoj rezultatin. Jemi bere gaztoret e te gjithe parlamentit. Nese ky kompromisi eshte kaq i pamundur. Kushtetuta nuk eshte kaq i pamundur. Ndaj mendojeni. Nuk fus thika nuk bej intriga. Ju drejtohem juve per te zgjidhur problemin. Burrat jane burra dhe marrin vendimet qe u perkasin. Me mire nje deshtim me nder se sa me turp". start
Shtuar më 05/07/2007, ora 09:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori