Kuvendi vendos të hënën shkarkimin e Metës
hënën e 8 korrikut, në orën 17:00 Kuvendi do të mbajë seancë të posaçme me të vetmin rend dite, ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

"Bazuar në Urdhrin e Kryetarit të Kuvendit nr. 24, datë 4.7.2019 Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare datë 8 korrik 2019, ora 17:00 me këtë rend dite: Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe propozimit të Komisionit për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës z. Ilir Meta".

Më 26 qershor, Komisioni i Ligjeve miratoi me 13 vota pro dhe 1 kundër (ajo e Adriatik Alimadhit), raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, duke i hapur kështu rrugën e ngritjes së këtij Komisioni.

Seanca plenare e Kuvendit të hënën nis vetëm tre orë para protestës së opozitës, e cila ka thirrur në orën 20:00 qytetarët për të protestuar kundër diktaturës, në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit.


Shtuar më 05/07/2019, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori