Mbappe: Ende nuk e kam vendosur se çfarë do të bëj me të ardhmen

Pas fitores 5-1 të Paris Saint-Germain ndaj Lille, në të cilën Kylian Mbappe shënoi një nga golat për skuadrën e Mauricio Pochettino, sulmuesi francez foli për të ardhmen e tij.

Mbappe u pyet për përballjen e tij të ardhshme në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, skuadra që dëshiron ta nënshkruajë atë.

“Jam i përqendruar në mposhtjen e Madridit dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Mbappe.

Lidhur me vendimin e tij për t’iu bashkuar Real Madridit dhe nëse rezultati kundër tyre në UCL ndryshon mendjen e tij, Mbappe pranoi se ende nuk ka vendosur se cila do të jetë lëvizja e tij e ardhshme.

“Nuk kam marrë ende një vendim”, tha Mbappe. “Edhe nëse ndeshja kundër Madridit ndryshon gjërat, dhe megjithëse jam i lirë të bëj si të dua, nuk do të bëj gjëra të tilla. Dhe nuk do të flas me një rival.” /h.ll/albeu.com


Shtuar 7.02.2022 09:24

Tags: ,