Vera s’ka mbaruar për ato, vajzat shqiptare pozojnë me bikini nga deti edhe në vjeshtë (FOTO LAJM)

Nëse të gjithë ju i jeni kthyer punës dhe pushimet e verës nuk i morët vesh si mbaruat, nuk po ndodh njësoj për disa nga vajzat e famshme të ekranit shqiptar. Ndërkohë që muajit të parë të vjeshtës po i vjen fundi, ato vazhdojnë të publikojnë foto me bikini nga bregdete të ndryshme e po u bjnë zili jo pak ndjekësve.

Hygerta Sako, e ka shijuar verën në maksimum e na ka dhuruar plot foto seksi, por ajo vijon “të jetojë” në det, si durrsake që është. Hygerta ka postuar foto me bikini ku shkruan: “Vera mbaron kur dua unë”.

Ndërkohë Luana Vjollca vijon “të kërkojë shapka plazhi” brigjeve të Mykonos, ku na ka dhuruar poza siç di vetëm ajo në fakt, plot e pa kursim fare.


Prezantuesja e njohur Fjodora Fjora e ka shfrytëzuar fundjavën ende të ngrohtë për një arratisje nga Tirana e një furnizim energjish për të hënën, ku nis emisonin e saj të përditshëm të pasdites në RTSH1.


Shtuar 20.09.2021 12:17