Kuvendi miraton ngritjen e komisionit për reformën territoriale
Me 75 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot ngritjen e komisionit parlamentar për reformën administrativo-territoriale. Kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehu keqardhjen për mos dhënien e konsensusit nga opozita e cila braktisi Kuvendin pas debateve lidhur me lënien e manadtit të deputeteve të PS-se.

Sipas Metës, komisioni i posaçëm ka për objekt i veprimtarisë së tij, përcaktimin e kritereve për ndarjen e re administrativo-territoriale, hartimin dhe përcaktimin e kalendarit të zbatimit të reformës administrative-territoriale dhe përgatitjen e projektit për ndarjen e re territoriale.


Komisioni i posaçëm do të kryesohet nga dy bashkëkryetarë, një nga pozita, Partia Socialiste dhe një nga opozita Partia Demokratike. Komisioni do të zhvillojë veprimtarinë e saj në një afat 3 mujor nga data 20 janar 2014">2014 deri në 20 prill 2014">2014. Në rast nevoje me kërkesën e bashkëkryetarëve të tij për zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së tij” tha Meta.

Në seancën e sotme Kuvendi miratuar edhe aktin normativ për ndryshimin e buxhetit për 2013-ën. /albeu.com/
Shtuar më 23/01/2014, ora 14:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori