Kuvendi miraton ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimet në KLD
Pëlqej
Me 76 vota pro, Kuvendi miratoi sot vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesësë së maxhorancës për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjedhur nga Kuvendi, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.

Komisioni do të përbëhet nga 9 anëtarë, 5 nga maxhoranca dhe 4 nga opozita. Maxhorancakomision do të përfaqësohet me deputetët Armando Subashi, Spartak Braho, Taulant Balla, Ulsi Maja dhe Besnik Bare.

Ky komision do të verifikojë të dhënat, faktet dhe rrethanat për shkelje të ligjit nga dy anëtarët e KLD-së, që sipas tyre, përbëjnë shkak për kërkesën për shkarkim. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori