Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2009
Pëlqej
Albeu.com
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar me 76 vota pro buxhetin e vitit 2009. Nga deputetët e pranishëm në sallë, 34 prej tyre votuan kundër dhe 4 abstenuan.
Buxheti i ri është i përbërë nga një shumë prej 5 miliardë dollarë. Kuvendi ka miratuar nen për nen buxhetin e ri. Pas votimi kryeministrit Sali Berisha, tha se ky buxhet është një paketë sociale, që do t’iu vijë në ndihmë shtresave në nevojë, ndërsa ka kërkuar edhe mbështetjen e opozitës për realizimin e tij.

Sipas Kryeministrit "nuk ekziston në këtë kontinent asnjë qeveri që të parashikojë një rrije rrogash, pensionesh dhe ndihme ekonomike sa ajo që paraqet buxheti i vitit 2009".

"Le të gjejë opozita një qeveri të vetme dhe të thotë se ka parashikuar për vitin 2009 këtë rritje pensionesh e rrogash që ka parashikuar qeveria ime, apo një qeveri që ka ulur në këtë masë sigurimet shoqërore", u shpreh Kryeministri, duke sjellë në vëmendje edhe dyfishimin e buxhetit për arsimin si dhe projektet e shumta të ndërmarra nga qeveria në zonat rurale

Berisha ironizoi edhe opozitën. “Faleminderit për mbështetjen pikë për pikë të buxhetit”-deklaroi kryeministri në Kuvend. Nga ana tjetër, opozita e ka kundërshtuar buxhetin e ri, duke e konsideruar si “buxhet të varfërisë”.
Shtuar më 27/11/2008, ora 21:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori