Kuvendi miraton buxhetin e ri te vitit 2010
Albeu.com
Kuvendi ka miratuar me 75 vota pro ndryshimet për buxhetin e vitit 2010.Pas seancës së sotme, ku pati replika të shumta midis deputetëve të opozitës dhe asaj të maxhorancës, buxheti i ...... ri është miratuar, ku opozita nuk ka marrë pjesë në seancë, duke bojkotuar punimet.

Nderkohe, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë është ndërprerë sot për disa minuta. Shkak është bërë sherri ndërmjet deputetit të PS-së, Erjon Braçe me deputetin e PD-së, Lefter Maliqi.
Tensioni nisi pas miratimit nen për nen në ndryshimet në buxhetin 2010.
Gjatë miratimit, deputet socialistë janë çuar në këmbë. Gjatë kohës që deputeti Braçe ka qenë pranë vendit ku qendron qeveria ka pasur përplasje mes tij dhe deputetit Maliqi.
Pas kësaj zonja Topalli ka kërkuar ndërprerjen e seancës.
Deputeti i PD-së, Lefter Maliqi deklaroi se deputeti Braçe kërkoi të gjuante me shishe kryetaren e Kuvendit. "Unë vajta për t'i hequr shishen nga dora zotit Braçe dhe ai reagoi nga ku nisi edhe konflikti", tha ai.
Zoti Maliqi pohoi se nuk pret penalizime për këtë veprim.

Në një deklaratë për shtyp Garda e Republikës thekson se gjatë seancës së sotme plenare, deputeti i Partisë Socialiste Gjovalin Kadeli ka goditur një nga efektivat e shërbimit të sigurisë së Gardës së Republikës. “Goditja e efektivave të Gardës së Republikës gjatë ushtrimit të detyrës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë është një dukuri e përsëritur pranda Garda e Republikës do të ndjekë të gjithë procedurat ligjore për këtë ngjarje” thuhet në deklaratën për shtyp.
Shtuar më 26/07/2010, ora 16:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori