Festë qesharake në shtëpinë e modeles së famshme, riktheu gjoksin natyral (FOTO LAJM)

Modelja e famshme, Chrissy Teigen, ka kryer së fundmi një operacion për heqjen e impianteve të gjoksit. Madje këtë gjë, ajo ka vendosur që ta festojë së bashku me familjen me një tortë në formë gjoksi.

Në tortë, ajo ka vendosur që të shkuar edhe vitet e jetës së implanteve (2006-2020).

Modelja më herët lajmëroi se kishte vendosur t’i nënshtrohej këtij operacioni për t’ju kthyer gjoksit natyral të saj, sepse kështu do të ndihet më komode.

Teigen vendosi implantet e gjoksit në 2006-ën, në fillimet e karrierës si modele, por që nga koha kur u bë nënë kuptoi që asaj epoke po i vinte fundit.

“Ata ishin kaq të mirë me mua për shumë vite, por thjesht u lodha. Dua të gjej më kollaj një fustan të masës time apo të shtrihem rehat. Jo më gjoks i madh, kështu që mos u shqetësoni për mua. Do të vazhdoj të kem gjoks, por jo atë që kisha.”- shkroi modelja pak javë më parë.

Ndërkohë vetëm para disa ditësh, Chrissy zbuloi se operacioni u krye me sukses dhe e gjitha familja i dha lamtumirën e fundit implantene në mënyra të ndryshme. Fëmijët përmes vizatimeve, ndërsa tani, Teigen me një tortë aspak të zakonshme.


Shtuar 18.06.2020 08:51