Kuvendi mbyll dyert, hapen dosjet sekrete për Saimir Tahirit
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandatit me dyerhapura për Saimir Tahirin.

Që në nisje të mbledhjes, Prokuroria deklaroi se kërkonte mbledhje me dyer të mbyllura për shkak se informacionet e kësaj çështje janë objekt hetimi dhe nuk mund të dekonspirohen operacionet e policisë dhe prokurorisë.

Pas shumë orësh debat me dyerhapura rreth akuzave të rënda që rëndojnë mbi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Prokuroria ka mbyllur dyert dhe ka hapur dosjet sekrete rreth kësaj çështje delikate.

Nuk dihet saktësisht se kur do të mbarojë mbledhja por në përfundim të saj do të votohet për imunitetin e Saimir Tahirit. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori