Kuvendi mblidhet ne 9 shtator per te diskutuar programin dhe qeverine "Berisha"
Albeu.com
Kryetarja e Parlamentit te Shqiperise, Jozefina Topalli deklaroi sot se seanca e ardhshme parlamentare do te mbahet me 9 shtator ne ora 17.00.Sipas burimeve nga Kuvendi ne 9 shtator ne seancen e ardhshme parlamentare do te diskutohet per programin e qeverise se re Berisha dhe votebesimin e saj. Nderkohe sot Presidenti i Shqiperise, Alfred Moisiu ka dekretuar emerimin e ministrave te ardhshem te koalicionit qeverises, sipas listes se derguar dy dite me pare nga kryeministri, Sali Berisha.
Shtuar më 07/09/2005, ora 20:09
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori