E FUNDIT/ Gjendet i pajetë një person në Vlorë, emri
Kuvendi maqedonas miraton ligjin per referendum, deputetet opozitare bojkotojne votimin
Albeu.com
Kuvendi i Maqedonise ka miratuar sot paradite Ligjin per referendum dhe forma tjera te prononcimit te drejtperdrejte te qytetareve, nderkohe qe deputetet e opozites e bojkotuan votimin.Ligjin e mbeshteten edhe shumica e deputeteve pjesetare te bashkesive etnike te cilet nuk jane shumice ne Maqedoni, mbeshtetje qe ka permbushur Parimin e Badinterit.

Projekt-ligji per referendum shkaktoi polemike te ashper ndermjet shumices parlamentare dhe opozites. Per opoziten propozimi qe ofroi Qeveria eshte i papranueshem meqe e kufizon te drejten per organizimin e referendumit per zgjidhjet ligjore qe Parlamenti i miraton me te a.q. Shumice te Badinterit.

Duke iu referuar percaktimit kushtetues se Kuvendi eshte i obliguar te shpalle referendum kur per ate do te mblidhen rreth 150.000 nenshkrime, opozita paralajmeroi se do te coje nismen deri te Gjykata Kushtetuese nese Kuvendi e miraton ligjin per referendum. bw
Shtuar më 17/09/2005, ora 01:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori