Shqiptari, kriminel në Greqi? Pamje nga atentati në Athinë, autorët e qëlluan nga makina (VIDEO)

Mediat greke kanë bërë publike detaje nga atentati ndaj shqiptarit në Athinë, Greqi.

Siç duket edhe nga pamjet, 34-vjeçari shqiptar u gjet i shtrirë në një trotuar anës rrugës.

Ndaj tij u hap zjarr ndërsa ndodhej në një makinë me autorët, ndërsa më pas dyshohet se është hedhur në rrugë pasi është menduar i vdekur.

Në video, oficerët e policisë përpiqen që t’i ndalojnë gjakderdhjen nga këmba e majtë ku kishte një plagë serioze plumbi.

Sipas mediave greke, policia ka bërë me dije se shqiptari është kriminel i njohur e i dënuar për disa vepra penale.  /albeu.com/


Shtuar 11.10.2021 18:24