Ledio Pano: VAR dhe gjyqtari i dhuruan fitoren Tiranës

Pano mendon se se kjo fitore e Tiranës erdhi vetëm pas një penalltie të falur nga sistemi VAR.

“Tirana mendonte vetëm për tre pikët dhe duke u dhuruar ajo penallti nga gjyqtarët dhe nga VAR, sigurisht arriti atë që dëshironte. Duke parë ndeshjen, sigurisht që pjesa e parë ishte e luftuar nga të dy ekipet, por pa raste shënimi, Ndërsa pjesa e dytë kishte Partizanin që luante topin dhe Tirana mbrohej, pa cilësinë e duhur në sulm. Partizani nuk mund të bënte asgjë më tepër duke mos pasur një lojtar apo sulmues goli. Vrapoi shumë, kishte pasime të gabuara, përveç trepikëshit asgjë tjetër nuk mund të them.

Një lojtar që duhet të luajë afër portës si Stenio Zhunior nuk e pashë asnjëherë afër zonës. Nuk e di, ndoshta është mënyra e të luajturit të Partizanit por lë për të dëshiruar pjesa sulmuese”, u shpreh ish-lojtari i Partizanit për “SuperSport”./albeu.com


Shtuar 25.10.2021 22:24