Kuvendi kalon projektligjin për "Albpetrolin"
Me 71 vota pro dhe 50 kundër, Kuvendi mirtaoi gjatë ditës ndryshimet në ligjin "Për hidrokarburet" ndërsa me 71 vota pro dhe 47 vota kundër u miratuan ndryshimet për sistemin fiskal për hidrokarburet.

Më herët opozita kundërshtoi këto ndryshime me argumentin se qeveria po shet pasurinë kombëtare të naftës tek privati me një proces aspak transparent.
"Ne me këtë akt po bëjmë gjithçka që pasuritë e mëdha, potencialet të mund të shndërrohen në vlera për shqiptarët. Kujdes zotëri, se janë bërë kaq vite dhe përsëri nuk keni hequr dot etiketën parti e naftës, dhe prapë partia e naftës, ju vjen era naftë, prandaj dhe kundërshtoni privatizimin. E gjithë Europa po kërkon sot privatizime, për të mbrojtur ekonomitë nga kriza, sepse menaxhimi privat është më kompetitiv në Europë, se sa ai shtetëror. Ju ftoj ta votoni këtë ligj si dëshmi e vullnetit që nafta shqiptare të kthehet në mirësi për qytetarët shqiptar",- tha kryeministri Berisha.

Ndërsa debatet janë ndezur mes kryeministrit dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2012, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori