Kuvendi i Shqiperise i jep besimin qeverise " Berisha"
Albeu.com
Kuvendi i republikes se Shqiperise i dha votebesimin e tij kabinetin e ri qeveritar te udhehequr nga kryeministri i dekretuar Sali Berisha si dhe miratoi me 84 vota pro programin e hartuar nga qeveria e tij. Ne salle ishin te pranishem 137 deputete.Tashme qeveria e re do te beje betimin para presidentit. Kryeministri Berisha i cili erdhi vetem disa caste para votimit per qeverine dhe programin e hartuar prej saj ne pergjigje te akuzave te leshuara nga socialistet u shpreh se bashkepunetoret e tij ishin njerez te ligjit, nderkohe qe Sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci i propozoi Berishes qe votimi te behej ne menyre te fshehte. Propozimi i tij u hodh poshte nga kryetarja e parlamentit, Josefina Topalli e cila theksoi se ne baze te kushtetutes votimi per qeverine e re dhe progrgamin e hartuar prej saj do te ishte i hapur.
Shtuar më 11/09/2005, ora 21:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori