Kuvendi i Maqedonise miratoi rezoluten pe emrin
Pëlqej
Albeu.com
Kuvendi i Maqedonisë miratoi rezolutën për zgjidhjen e kontestit për emrin që parasheh miratimin e strategjisë shtetërore për zgjidhjen e çështjes. Për rezolutën votuan 93 deputetë, ndërsa një ishte kundër.Kuvendi i Maqedonisë miratoi rezolutën për zgjidhjen e kontestit për emrin që parasheh miratimin e strategjisë shtetërore për zgjidhjen e çështjes.
Për rezolutën votuan 93 deputetë, ndërsa një ishte kundër. Në dokumentin si njëra nga pikat kryesore theksohet ruajtja e identitetit nacional maqedonas. Në përgatitjen e strategjisë parashihet të kyçen të gjitha partitë parlamentare dhe ekspertët.
Kryetari Branko Cërvenkovski tha se nevojitet strategji e re për zgjidhjen e çështjes së emrit, pas shkeljes së dhunshme të marrëveshjes së përkohshme nga ana e Greqisë në samitin e NATO-s në Bukuresht, kur bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë.
Lidhur me formulën e dyfishtë, Cërvenkovski tha se Maqedonia ka braktisuar këtë solucion, me pranimin e propozimit Republika e Maqedonisë (Shkup) para samitit të NATO-s.
"Pohoj se për ardhmërinë e Maqedonisë nuk ka alternativë serioze të integrimeve evropiane dhe evroatlantike', tha kryetari dhe shtoi se çështja kyçe për tejkalimin e kontestit është nëse do të marrim pako të propozimeve me formulim të qartë dhe të padyshimtë, se populli dhe gjuha janë maqedonase.
"Unë këtë problem pa pajtimin e zotëri Gruevskit nuk mund ta zgjidhë, ai mundet", tha Gruevski, duke aluduar në shumicën qeveritare prej dy të tretave.
Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin para Kuvendit potencoi se Greqisë "momentalisht nuk i bie ndër mend të lëshojë pe", për çështjen e identitetit të popullit maqedonas dhe kjo sipas tij është problemi kryesor.
Të lëshuarit pe lidhur me emrin e shtetit në këmbim për ruajtjen e identitetit, sipas Gruevskit, po ashtu është tezë që mban, duke përkujtuar se Greqia nnuk ka lëshuar pe para shumë trysnive në samitin e NATO-s. /Makfaks/
Shtuar më 04/11/2008, ora 07:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori