Kuvendi i Maqedonise korrigjon Ligjin per pune te Brendshme
Albeu.com
Parlamenti I dha dritë jeshile ndryshimeve në ligjin për punë të brendshme të cilat parashohin që kushtet për pension të vlejnë për të gjithë policët njësoj e jo sic parashihte ligji deri në vitin 2014, nen ky i cili u ndalua nga ana e gjykatës kushtetuese.Opozita kërkoi që të tërhiqet nga rendi I ditës ky propozim ndryshim I ligjit derisa të kemi vendim përfundimtar nga gjykata kushtetuese. Ndryshe gjykata kushtetuese ka stopuar nenin 162 meqë konsideron se me këtë shkaktohet pabarazi. Neni 162 parasheh që punonjësit e Ministrisë së brendshme në periudhën 2010 deri në vitin 2014 do të mund të shkojnë në pension me 40 vite përvojë pune pa marrë parasysh moshën.
‘Ky tentimi i juaj që të shkel mbi gjykatën kushtetuese dhe vendimin eventual do të bëj presedan të rrezikshëm juridik dhe çdoherë do ti motivon ministrat dhe qeverinë në momentin kur të kontestohet ndonjë vendim para gjykatës kushtetuese të mos e pres vendimin final por të shqyrtojnë zgjidhjen alternative .Nëse e gjithë kjo siç edhe spekulohet sërish të kontestohet dikush do të duhet të përgjigjet për keqpërdorim pasi që shihet qartë se kjo bëhet nga motive të cilat janë larg hapave reformuese", pohon Vllado Buçkovski, deputet i LSDM.
"Ne nuk e interpretuam mendimin e gjykatës kushtetuese, mirëpo vepruam sipas udhëzimeve të gjykatës", replikoi Cvetko Grozdanov, deputet i VMRO-DPMNE.
Shtuar më 17/02/2010, ora 01:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori