Kuvendi i Kosoves shqyrton kater ligje te paketes Ahtisari
Pëlqej
Albeu.com
Kuvendi i Republikës së Kosovës shqyrtoi dje për herë të parë sipas procedurës së veçantë katër projektligje nga grupi i shtatë i projektligjeve nga Propozimi i Martti Ahtisaarit.Gjatë një seance të jashtëzakonshme të kryesuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kuvendi shqyrtoi projektligjin për ndryshimin e ligjit për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe projektligjin për ndryshimin e ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Atë e ka paraqitur ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami; projektligjin për ndryshimin e ligjit për planifikim hapësinor të paraqitur nga ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi, ndërsa projekt-kodin doganor dhe të akcizave të Kosovës e ka paraqitur ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala. Grupi ad-hoc për shqyrtimin e projektligjeve të Paketës Ahtisarit është autorizuar që deri të hënë në orën 12:00, kur të bëhet shqyrtimi i dytë i këtyre projektligjeve, të përgatisë rekomandimet për amendimin e tyre.
Shtuar më 08/11/2008, ora 20:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori