Kuvendi i Kosovës mbajti seancë komemorative
Albeu.com
Me një minutë heshtje dhe përkulje para fotgrafisë së kryetarit Ibrahim Rugova, deputetët dhe përfaqësuesit e lartë ndërkombëtarë dhe vendorë nderuan kryetarin e ndjerë.Kryeparlamentari Nexhat Daci tha se Rugova kishte ndërtuar themelet e ardhmërisë evropiane të Kosovës. Kreu i UNMIK-ut Petersen tha se Kosova ka humbur një lider të madh. Kryeministri Bajram Kosumi ju shprehi ngushëllime të gjithëve për vdekjen e njeriut të paqes dhe të pavarësisë së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit Nexhat Daci tha se LDK në krye të së cilës ishte kryetari Rugova, ishte lëvizja më masovike ndonjëherë ndër shqiptarë por edhe e paparë deri atëherë edhe ndër vendet e tjera. Filozofia e urtë e tij, tërhoqi përkrahjen dhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për cështjen tonë kombëtare, tha Daci. “Filozofia paqësore e tij, ishte filozofi politike e ngirtjes dhe përgatitjes së popullit, ishte filozofi europiane e argumenteve, e veprimit dhe organizimit që sot i krijoi ato standarde dhe paramtera që Kosovën e bëjnë një vend demokratik europian një vend ku të gjithë qytetarët e saj jetojnë të lirë dhe të barabartë.” Krueadministratori Petersen, tha se të gjithë kemi qenë të vetëdjshëm për sëmundjen e kryetarit, por lajmi i djeshëm ishte shok për të gjithë.
“Synimi i tij, për Kosovën e lirë tani duhet të arrihet nga liderët tjerë të Kosovës” tha Petersen duke kërkuar nga udhëheqësit vendorë që të jenë të bashkuar gjatë muajve vendimtar për Kosovën. Për kryeministrin Bajram Kosumi kryetari i ndjerë, ishte njeri i pavarësisë, i durimit dhe ndërtues i institucioneve.
Në mbledhje morën pjesë deputetë, familjarë, përfaqësues të zyrave diplomatike në Prishtinë, të bashkësive fetare dhe personalitete të jetës publike në Kosovë. rtk
Shtuar më 22/01/2006, ora 15:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori