E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Kuvendi heq veton e opozitës për reformën territoriale
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot me votat e maxhorancës ndryshimin e vendimit për Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale duke hequr veton e opozitës. Sipas gazetës Panorama, shumica e majtë do të shikojë opsionin për të shtuar një anëtar, në mënyrë që numri i përfaqësuesve të jetë tek dhe duke ndryshuar nenin 10 të vendimit, që e detyron komisionin se çdo vendim duhet të miratohet në bazë të dakordësisë pozitë-opozitë.


“Mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme, kur në to janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve të tij. Vendimmarrja e Komisionit do të synojë të arrijë konsensusin për të gjitha propozimet e marra. Vendimet e Komisionit do të quhen të miratuara me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të Komisionit, mbështetur mbi konsensusin e arritur midis pozitës dhe opozitës” thuhet ne kete vendim. Këto dy nene do të ndryshojë sot me vendim maxhoranca, pasi këto nene të vendimit të janarit pengojnë mbledhjen dhe vijimin e punimeve të Komisionit të Reformës Territoriale.
Shtuar më 17/04/2014, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori