Kuvendi heq nga axhenda e votimit 4 dekretet e Topit
Pëlqej
Kuvendi i Shqipërisë nxjerr nga axhenda votimin e katër dekretevePresidentit të Republikës Bamir Topi për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Konferenca e kryetarëve e cila miratoi dje kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, nuk ka përfshirë në këtë program, votimin e katër dekretevePresidentit për anëtarët e gjykatës së Lartë, tri nga të cilat u rrëzuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve.

Kryeparlamentarja Topalli është shprehur në lidhje me këtë çështje duke pohuar se komisioni i ligjeve nuk ka përcjellë shkresën zyrtare për votimin e kandidaturave në séance plenare. (albeu.com)
Shtuar më 04/11/2010, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori