Kuvendi diskuton shkarkimin e Metës
Në seancën plenare të sotme është paraljmëruar se do ti kushtohen 5 orë diskutimi shkarrkimit ose jo të Presidentit Meta.

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar rreth 170 minuta kohë për deputetët socialistë dhe 130 minuta kohë për opozitën e re.

Në draft rezolutën e hartuar rezulton se veprimi i Metës, për anullimin e zgjedhjeve konsiderohet nul.

"Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se akti i Presidentit datë 10.06.2019 për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 05.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”, është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në kapërcim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë".

Në fund të rezolutës maxhoranca i kërkon Presidentit të reflektojë.

"Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës".

PS e konsideron një moment historik për vendin këtë periudhë para vendimit për çeljen ose jo të negociatave me BE, ndaj edhe shprehet në këtë rezolutë se njeh të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por vlerëson se dialogu politik dhe institucional midis aktorëve politikë, parlamentarë dhe jo parlamentarë është rruga e vetme që njeh demokracia funksionale për bashkëjetesën politike dhe shoqërore.
Shtuar më 13/06/2019, ora 08:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori