Kuvendi diskuton sot marrëveshjen për Programin “ERASMUS”
Pëlqej
Opozita pritet të bojkotojë sërish sot punimet e Kuvendit duke respektuar vendimin politik të marrë që në korrik. Nderkohë rendi i ditës i punimeve parashikon diskutimin e p/ligjit “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë”, si dhe ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet palës shqiptare dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin “ERASMUS +”, për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin’.

RENDI I DITES
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 1.09.2014. 2.Projektligji “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë
3.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin “ ERASMUS +” programi i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin”.
4.Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.10440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin dhe statusin e organizatës Evropiane të së Drejtës Publike”.
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.
Shtuar më 11/09/2014, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori