Kuvendi, 140 makina futin ne sherr deputetet, Jep doreheqjen sekretari i Pergjithshem, Banushi
Albeu.com
Ne Kuvend plas skandali i makinave. Deputetet e rinj te PD ankohen se jane lene ne kembe ndersa flitet se kryeministri i ri Sali Berisha ka urdheruar qe asnje nga ish-ministrat socialiste qe jane bere deputete te mos kaloje makinat nga ministrite ne Parlament duke i marre me vete.Qeveria e re mesoi vetem dy dite me pare se �'ishte bere me automjetet, kur duhej gjetur nje automjet i ri qeveritar per kryeministrin i cili sapo ishte betuar para presidentit. Skandali solli edhe doreheqjen e sekretarit te pergjithshem te Kuvendit, Artan Banushi, doreheqje e cila ende dje nuk ishte njoftuar publikisht. Ndersa eshte bere ndarja e 140 amutomjeteve shumica luksoze, deputetet jane te pakenaqur per cilesine e tyre. Ata nuk preferojne te marrin makinat e mbetura ne garazh sepse ato jane me te perdorura, ve�anerisht gjate fushates elektorale nga deputetet qe kandiduan serish

Makinat e ministrave Benz Mercedezet luksoze dhe fuoristradat Touareg te ish-ministrave u shfaqen ne seline e Kuvendit. Nder te paret ishte ish-zv/kryeministri Namik Dokle i cili vazhdonte te mbante te njejtin Touareg luksoz qe kishte si anetar i kabinetit qeveritar. Por me pas edhe te tjere me rradhe. Deri me 2 shtator ata kane mundur qe te bejne kalimin e automjeteve nga iventari i ministrive ne iventarin e Kuvendit per t'i mbajtur aty si pozicionin e deputetit.

Benzi i Marko Bellos Nder te vetmit qe nuk e morri makinen ishte ish-ministri i shtetit Marko Bello. Makinen qe ai perdorte si anetar i qeverise se Nanos, e zgjodhi Berisha si automjetin e tij ne detyren e kryeministrit. Bello sapo ka mesuar se Berisha po ulej ne vendin ku ai kishte qendruar me pare i dergon nje SMS kreut te qeverise se re ku shkruante. "Si ju duket makina zoti Berisha. Eshte e pakorruptuar".

Deputetet ne kembe Deputetet e rinj te PD-se kane mbetur ne kembe ne ditet e para te punes se tyre. Ne garazhet e Kuvendit ka automjete per te gjithe deputetet por nje pjese e madhe e tyre jane shume te demtuara per shkak te punes se ngarkuar te fushates elektorale. Deputetet e rinj te PD-se te pyetur dje per kete situate thane se �eshtjen do ta paraqesin ne mbledhjen e grupit parlamentar si dhe kane bere ankesa prane administrates se Kuvendit per kete �eshtje. Por nuk jane vetem te djathtet por edhe te majtet qe mbeten ne kembe. Pas urdherit te Berishes nje pjese e automjeteve u largua menjehere nga Kuvendi dhe disa deputete te majte e pane veten ne kembe. Nje prej tyre ishte edhe deputeti i Librazhdit Taulant Balla.

Doreheqja e Banushit Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit Artan Banushi dha doreheqjen. Ky ishte lajmi qe deputete te majte e te djathte shperndane menjehere. Ata fajesuan kete doreheqje me rremujen e krijuar ne parlament ne lidhje me makinat e deputeteve. Te djathtet akuzuan Banushi duke thene se ai deri me daten 2 shtator ka mbyllur gjithe procesin e shperndarjes se automjeteve duke favorizuar socialistet dhe ka bere kalimin e automjeteve te ish-ministrave nga qeveria ne Kuvend. Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit Artan Banushi per nje kohe te gjate zhvilloi nje lufte gjyqesore me ish-kryetarin e Kuvendit Skender Gjinushi, i cili e shkarkoi nga kjo detyre. Banushi rifitoi te drejten por kreu i Kuvendit nuk e njihte vendimin. Pas largimit te Gjinushit Banushi u rikthye ne zyren e tij. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 13/09/2005, ora 14:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori