Starova në studion e “Pressing”: Kukësi pa gjak, Partizani me plot probleme

Sulejman Starova mendon se duhet parë mirë lufta për titull e nuk mund të thuhet që tani se ka një favorit për trofeun në Superiore. Trajneri i njohur, në “Pressing” analizoi problemet e disa prej ekipeve që kanë pretendime të larta.

“Rikthimi i garës ishte pak zhgënjyes. Pa gjak Kukësi, një skuader që humbi shansin. Janë thelluar problemet edhe në fazën difensive të Partizanit tani. Te Teuta, janë për t’u parë treshja e lojtarëve që ka marrë se sa mund ta ndryshojë lojën. Sormanit duhet t’i duket puna se sa ka ardhur e duhet kohë. Kukësi ka shpirtin e garës për të gjetur se ka formacionin e siguruar, postet e dubluara.

Tirana është për t’u parë, aspektin difensiv që ka qenë me skandaloz, dyshja Muça-Vangjeli sikur ka rregulluar diçka. Tirana la Kërçikun e Imamin e nuk mori asnjë. Oshilacionet vijnë te Skënderbeu se është për t’i thënë Skënderbe bebi. Është Gripshi titiullar me dy kampionate, imagjino se sa skuadër e re është. Skënderbeu nuk është ë vërtetë që është kockë e fortë në shtëpi të vet se e kanë mundur, por nga përbërja që është skuadër e re, i ka këto rezultate, i duhet të luajnë të gjithë titullarët shumë mirë”, tha Starova.


Shtuar 23.01.2020 22:33