KUVEND/ Socialistët shkojnë për 6 ligjet, demokratët flasin për plehrat
Ditën kur Kuvendi pritet të votojë gjashtë ligjet e Reformës në Drejtësi, Partia Demokratike ka zgjedhur të bëjë kryetemë të ditës çështjen e plehrave. Duket një taktikë për të tërhequr vëmendjen nga ligjet duke e devijuar debatin pikërisht në çështjen e importit të mbetjeve, temë e cila është shumë e ndjeshme për qytetarët.

Aktualisht, deputeti demokrat Eduart Halimi po kërkesën e kësaj partie për të zhvilluar referendumin mbi importin e mbetjeve nga jashtë. Gjatë fjalës së tij, Halimi tha se pyetja që do t’i shtrohet qytetarëve është: Jeni dakord me importin e mbetjeve në Shqipëri?

“Rama u bllokoi zërin qytetarit duke bërë një anti-protestë duke mbajtur fjalim fiks në orën e protestës së qytetarëve kundër mbetjeve. S’mund të ndalojmë në popullin që të vendosë nëse duan apo jo të pranojnë importin”, - tha ai. /Albeu.com/
Shtuar më 06/10/2016, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori