Kuvend, Ruçi: Kryeministri, një burracak
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi deklaroi se opozita ka kërkuar transparencën e zgjedhjeve siç e kërkoi Parlamenti Evropian në rezolutën e përbashkët. Në vlerësimin e tij, Berisha refuzoi hetimin dhe transparencën e zgjedhjeve duke mohuar atë për të cilën ishte rënë dakord dhe marrë angazhim para ndërkombëtarëve.

“Kaq shumë frikë nuk mund të ketë një kryeministër por vetëm një burracak që ka lepurin në bark. Nëse të shkon në mend zoti kryeministër se e ke mbyllur transparencën e zgjedhjeve e ke bërë llogarinë gabim. Ti as sot as nesër dhe as kurrë nuk do të mund të ndalosh transparencën. Nuk do mundesh të mbash peng kurrë të vërtetën duke menduar se po e kyç tek materialet zgjedhore”, u shpreh Ruçi.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse demokracia është në rrezik dhe zgjedhjet e lira e të ndershme janë në rrezik edhe në të ardhmen.

“Nuk lejojmë më hajdutët e votave dhe bandën e kusarëve në pushtet të mbajnë peng të vërtetën e manipulimit të zgjedhjeve”, tha Ruçi në fjalën e tij.
Shtuar më 17/01/2011, ora 18:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori