E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Kuvend, nisin largimet e stafit të Topallit
Drejtorët dhe këshilltarët e stafit të ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli kanë nisur të japin dorëheqjen nga detyrat që ata mbanin. Drejtori i Drejtorisë së komisioneve parlamentare, zëdhënësja e kryeparlamentares, juristët e zyrës së Kuvendit që përfshihen te monitorimi i institucioneve tashmë janë dorëhequr prej ditësh. Largimi tjetër ka qenë edhe i Lulzim Lelçajt, drejtor juridik i Kuvendit.

Ndërkohë që burime pranë Kuvendit bëjnë të ditur për gazetën “Shqip”, se ditët në vijim pritet të realizohen edhe dorëheqje të tjera që kanë të bëjnë me atë pjesë të stafit apo të këshilltarëve që ka pasur Topalli. Përflitet që edhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Marlind Myftiu, do të japë dorëheqjen.
Shtuar më 13/09/2013, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori